Media izraelite: SHBA synon t’i japë fund luftës me Iranin më 9 prill Mediat izraelite raportojnë se Shtetet e Bashkuara mund të kenë vendosur një afat për përfundimin e konfliktit me Iranin. Sipas portalit Ynet, duke cituar një zyrtar të lartë izraelit, data 9 prill përmendet si objektiv për mbylljen e luftës. Deri më tani, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa situata mbetet e paqartë dhe me zhvillime të shpejta. Presidenti amerikan ka deklaruar se janë arritur marrëveshje mbi disa pika kryesore me Iranin, duke përmendur kontakte “pozitive dhe produktive”. Ai gjithashtu ka njoftuar një pauzë pesëditore në sulmet ndaj infrastrukturës energjetike iraniane. Nga ana tjetër, Irani ka mohuar çdo formë negociate, duke theksuar se nuk do të ketë dialog derisa të arrihen objektivat ushtarake. Autoritetet iraniane e kanë interpretuar pauzën në sulme si një tërheqje nga ana e SHBA-së. /Zëri i Drenices/ Related PostsFrom Khamenei to Soleimani: Key Iranian Officials... As the conflict intensifies, Israel claims to have eliminated several...Read moreUS Offers $10 Million Reward for Information... US Announces Reward for Information The United States Department of State...Read moreIran Launches Missiles Toward Turkey, Ankara Says... Sirens Sound at Incirlik Air Base Air raid sirens were activated...Read more Post navigation From Khamenei to Soleimani: Key Iranian Officials Reported Killed So Far