Një autobus me mërgimtarë nga Kosova, që po udhëtonte tranzit nëpër Kroaci, është ndalur për kontroll të detajuar nga autoritetet doganore kroate. Sipas pamjeve të siguruara në video, doganierët kanë kryer kontroll të intësishëm duke hapur të gjitha valigjet dhe bagazhet e udhëtarëve. Kontrolli ka zgjatur për një kohë të gjatë, duke shkaktuar shqetësim dhe vonesa për mërgimtarët, të cilët ishin në udhëtim drejt destinacioneve të tyre në Evropë. Në video shihet se udhëtarët janë detyruar të zbresin nga autobusi, ndërsa bagazhet janë kontrolluar një nga një. Deri më tani nuk ka informacion zyrtar nga autoritetet kroate lidhur me arsyen e këtij kontrolli të detajuar apo nëse është gjetur ndonjë shkelje. Raste të tilla shpesh ngjallin reagime tek mërgimtarët, sidomos gjatë sezonit të udhëtimeve verore. /Zëri i Drenices/ Related PostsVedat Muriqi: Mund të dal në pension... Vedat Muriqi: “Do të dilja në pension i lumtur nëse...Read moreShtrenjtim i ri: Nafta në Kosovë arrin... Nafta arrin 1.72€ në Kosovë – rritje e re godet...Read moreKFOR reagon pas stërvitjeve të Ushtrisë Serbe... Gjatë ditës së sotme, qytetarë nga disa fshatra të Gjilanit...Read more Post navigation Ish-ministrit Ismajli dhe gjashtë të dyshuarve tjerë masa e paraburgimit iu zëvendësohet me arrest shtëpiak Mesazhe të reja të Epsteinit: Më pëlqeu videoja e torturës