Një 76-vjeçar është goditur nga një veturë mbrëmjen e së enjtes në rrugën “Ulqini” në Mitrovicën e Jugut. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:25. “Një veturë ka goditur një këmbësor. I lënduari është dërguar për tretman mjekësor”, deklaroi Zahiti. Gjendjen e të lënduarit e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Spitalit Rajonal “Dr. Sami Haxhibeqiri”, Shpend Fazliu. Sipas tij, 76-vjeçari është pranuar në Shërbimin Emergjent në orën 18:40, si pasojë e lëndimeve të marra. “Po vazhdon trajtimi dhe janë ndërmarrë masat e nevojshme reanimatore nga ekipi mjekësor. Aktualisht po kryhet ekzaminimi radiologjik me tomografi të kompjuterizuar (CT) të kokës për të konstatuar gjendjen e saj”, tha Fazliu. Policia po e heton rastin për të sqaruar rrethanat e aksidentit. /Zëri i Drenices/ Related PostsQytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin... Momente emocionale në Mitrovicë gjatë takimit me Vjosa Osmanin Presidentja e...Read moreOsmani në Mitrovicë: Nuk po bëj fushatë,... Osmani: Takimet janë për falënderim, jo fushatë Presidentja e Kosovës, Vjosa...Read moreVjosa Osmani viziton Mitrovicën, takohet me Faton... Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar një vizitë në Mitrovicë, ku...Read more Post navigation Përleshje fizike në Lipjan, dy persona dyshohet që u therën me thikë, gjashtë të tjerë shoqërohen në Polici Një person dyshohet se u godit me sëpatë nga familjari i tij në Deçan