Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se shtetasi i Republikës së Kosovës, Mitehat Llozhani, është arrestuar nga autoritetet serbe menjëherë pas hyrjes në Serbi, në pikën kufitare Batrovci, në kufi me Kroacinë. Sipas MPJD-së, menjëherë pas marrjes së informatave për rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet institucionale. Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi ka adresuar një kërkesë zyrtare pranë Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, duke kërkuar konfirmimin e arrestimit, sqarimin e arsyeve konkrete të ndalimit, si dhe informacione të tjera relevante për trajtimin e mëtejmë të rastit. Po ashtu, për rastin është njoftuar Delegacioni i Bashkimit Evropian në Serbi, ndërsa janë dërguar nota verbale edhe pranë misioneve diplomatike të vendeve të Quint-it të akredituara në Serbi, me qëllim sigurimin e angazhimit të partnerëve ndërkombëtarë në mbrojtje të të drejtave dhe sigurisë së shtetasit të Republikës së Kosovës. MPJD bën të ditur se ambasadori i Republikës së Kosovës në Serbi, Jetish Jashari, është në kontakt të vazhdueshëm me familjen e të arrestuarit dhe se, përmes Zyrës Ndërlidhëse, do të procedohet kërkesa zyrtare për lejimin e vizitës ndaj Mitehat Llozhanit. Ministria i ka bërë thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që të rrisë presionin ndaj autoriteteve të Serbisë, duke theksuar se praktikat e arrestimit dhe keqtrajtimit të shtetasve të Republikës së Kosovës përbëjnë shkelje të normave dhe standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. /Zëri i Drenices/ Related PostsQytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin... Momente emocionale në Mitrovicë gjatë takimit me Vjosa Osmanin Presidentja e...Read moreOsmani në Mitrovicë: Nuk po bëj fushatë,... Osmani: Takimet janë për falënderim, jo fushatë Presidentja e Kosovës, Vjosa...Read moreAlbin Kurti feston ditëlindjen, surprizohet nga bashkëpunëtorët Atmosferë festive në ditëlindjen e Albin Kurtit Kryeministri i Kosovës, Albin...Read more Post navigation Nga KEDS-i, protestuesit arrijnë te Qeveria Abdixhiku takon ambasadorin gjerman, theksohet nevoja urgjente për stabilitet politik