E plotësuar: Kuvendi i Kosovës nisi seancën e jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë së Kosovës. Në seancë të pranishëm janë 116 deputetë. Para caktimit të seancës së jashtëzakonshme, presidentja e vendit, Vjosa Osmani mandatoi Albin Kurtin për formimin e Qeverisë. Para kësaj seance u bë edhe konstituimi i Kuvendit të Kosovës, ku kryetare u zgjodh Albulena Haxhiu si dhe u zgjodhën pesë nënkryetar.Sot do të mbahet seanca e jashtëzakonshme plenare për votimin e qeverisë së Kosovës. Seanca është caktuar të mbahet në ora 20:00, bëhet e ditur në njoftimin e Kuvendit të Kosovës. Megjithëse është parashikuar të mbahet në ora 20:00, seanca pritet të nisë në ora 21:00 Lexoni të plotë njoftimin: Seancë e jashtëzakonshme plenare Rendi i ditës Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Koha: 20:00. /Zëri i Drenices/ Related PostsVotohet Qeveria “Kurti 3” Kuvendi i Kosovës ka votuar sonte për formimin e Qeverisë...Read moreTahiri në Kuvend: Kurti prezantoi një kabinet... Deputeti Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha...Read moreAbdixhiku: Demokracia nuk është vetëm numra, por... Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është deklaruar...Read more Post navigation Këngëtarja Adelina Thaçi ia bën “sefte” si deputete në Kuvendin e Kosovës Kurti nis fjalimin me procesin gjyqësor në Hagë: Barazimi mes drejtuesve të UÇK-së dhe regjimit gjenocidal është shtrembërim faktik e historik