Një person dyshohet se është lënduar rëndë me sëpatë nga një familjar i tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Isniq të Deçanit. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Gashi tha se Policia për rastin është informuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare rreth orës 15:35. Viktima është duke u trajtuar tash në Spitalin e Pejës për shkak të lëndimeve të marra. “Rreth orës 15:35, Stacioni Policor është njoftuar nga QMF se është duke e trajtu një person të lënduar me mjet të fortë, sëpatë, i cili dyshohet se është lënduar nga një familjar. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Isniq të Deçanit. Personi i lënduar është dërguar në emergjencën e Pejës për shkak të lëndimeve që ka pësuar. Prokurorja e shtetit është njoftu me rastin dhe ka autorizuar që me rastin të merret sektori i hetimeve rajonale për shkak të peshës së veprës”, ka thënë Gashi. Ndërsa zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, ka deklaruar për Telegrafin se viktima është jashtë rrezikut për jetë. “Ka ndodhur një rast i cilësuar si vrasje ne tentativë ne komunën e Deçanit. Viktima është jashtë rrezikut për jetë. Prokurorja e krimeve te renda ka autorizuar Policinë per lokalizimin dhe arrestimin e personit te dyshuar”, ka deklaruar Nikçi. /Zëri i Drenices/ Related PostsQytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin... Momente emocionale në Mitrovicë gjatë takimit me Vjosa Osmanin Presidentja e...Read moreOsmani në Mitrovicë: Nuk po bëj fushatë,... Osmani: Takimet janë për falënderim, jo fushatë Presidentja e Kosovës, Vjosa...Read moreAlbin Kurti feston ditëlindjen, surprizohet nga bashkëpunëtorët Atmosferë festive në ditëlindjen e Albin Kurtit Kryeministri i Kosovës, Albin...Read more Post navigation Mitrovicë, 76-vjeçari goditet nga vetura Ekstradohet nga Britania në Kosovë i kërkuari me urdhër arrest ndërkombëtar