Policia në Shqipëri ka njoftuar se është finalizuar operacioni policor i koduar “Barriera”, ku janë sekuestruar 12 armë zjarri dhe municion luftarak, që dyshohet se do të shiteshin në Fresk.

Gjatë operacioni është arrestuar në flagrancë një shtetas i Kosovës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, në kuadër të fokusit për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të armëve të zjarrit dhe bazuar në informacionet e grumbulluara, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, disa javore, kanë finalizuar operacioni i koduar “Barriera”. Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. B., 27 vjeç, banues në Kosovë. Gjatë operacionit në dalje të Unazës së Madhe, pranë mbikalimit të Tufinës, shërbimet e Policisë kanë  lokalizuar mjetin e dyshuar dhe kanë ndërhyrë duke e ndaluar atë.”

Gjatë kontrollit të veturës së 27 vjecarit janë gjetur dhe sekuestruar 10 armë zjarri pistoleta Glock me municion luftarak.

“Po në kuadër të këtij procedimi janë sekuestruar dhe dy pistoleta të tjera glock, gjithësej 12 pistoleta. Nga hetimet ka rezultuar se 27-vjeçari do i shiste armët në zonën e Freskut. Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë  vijojnë hetimet e thelluara për  identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë trafik të armëve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”

Related Posts

Vedat Muriqi: Mund të dal në pension i lumtur nëse Kosova shkon në Kupën e BotësVedat Muriqi: Mund të dal në pension i lumtur nëse Kosova shkon në Kupën e Botës
Vedat Muriqi: Mund të dal në pension...
Vedat Muriqi: “Do të dilja në pension i lumtur nëse...
Read more
E rrahu gruan dhe e nxori në rrugë gjatë natës – burri arrestohet në PejëE rrahu gruan dhe e nxori në rrugë gjatë natës – burri arrestohet në Pejë
E rrahu gruan dhe e nxori në...
Dhuna në familje në Pejë: Burri rrah gruan dhe e...
Read more
Nafta arrin 1.72€ në Kosovë – rritje e re godet qytetarëtNafta arrin 1.72€ në Kosovë – rritje e re godet qytetarët
Shtrenjtim i ri: Nafta në Kosovë arrin...
Nafta arrin 1.72€ në Kosovë – rritje e re godet...
Read more

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *