Një përleshje fizike ka ndodhur në sheshin “Adem Jashari”, në Lipjan të mërkurën rreth orës 17:40.

Në këtë incident kanë qenë të përfshirë disa persona, një prej tyre dyshohet se është lënduar me mjet të fortë tjetri me mjet të mprehtë.

Lajmin për Zëri i Drenices e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës  17 :40, kemi marrë informatën për një  përleshje fizike në sheshin Adem Jashari në Lipjan.  Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast kanë qenë të përfshirë disa persona, dy prej të cilëve janë lënduar (njëri nga ta dyshohet se është lënduar me mjet të fortë tjetri me mjet të mprehtë)”.

“Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka shoqëruar në stacion gjashtë persona prej tyre tre të dyshuar lidhur me këtë rast. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë janë duke punuar për sqarimin e rrethanave të këtij rasti”, ka thënë Ahmeti.

Related Posts

Rasti i 5-vjeçarit në Lipjan, UNICEF kërkon veprim urgjent nga institucionetRasti i 5-vjeçarit në Lipjan, UNICEF kërkon veprim urgjent nga institucionet
Rasti i 5-vjeçarit në Lipjan, UNICEF kërkon...
UNICEF në Kosovë ka reaguar pas rastit të rëndë të...
Read more
Lipjani paralajmëron masa ndaj zyrtarëve nëse provohet neglizhencë në rastin e 5-vjeçarit të keqtrajtuarLipjani paralajmëron masa ndaj zyrtarëve nëse provohet neglizhencë në rastin e 5-vjeçarit të keqtrajtuar
Lipjani paralajmëron masa ndaj zyrtarëve nëse provohet...
Komuna e Lipjanit ka bërë të ditur se do të...
Read more
Përleshje fizike në sheshin “Adem Jashari” në...
Një përleshje fizike ka ndodhur të mërkurën rreth orës 17:40...
Read more

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *