Në Skenderaj përmbyllet Epopeja e UÇK-së, Maqedonci: I themi gjithë botës, ne jemi krenarë me luftën tonë çlirimtare

Mbrëmja e 7 marsit në Skenderaj shënoi përmbylljen e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me një koncert përkujtimor në sheshin e qytetit. Pas ndezjes së flakadaneve, mijëra qytetarë, duke përfshirë gra, fëmijë dhe të moshuar, u mblodhën për të nderuar të rënët për liri, me flamuj kombëtarë dhe të UÇK-së, duke interpretuar këngë patriotike.

Në aktivitet morën pjesë Rifat Jashari dhe anëtarë të tjerë të familjes Jashari, si dhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. Ai kujtoi se 7 marsi shënon përfundimin e rezistencës heroike të familjes Jashari në vitin 1998 dhe theksoi rëndësinë historike të luftës çlirimtare.

“Sot 28 vite më pas, përpjekjet e Serbisë për të luftuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës nuk ndaluan. Ato u përthyen me dosje e procese të shumta kundër ushtarëve të Kosovës, të iniciuara pikërisht në Serbi, pikërisht në ato institucione që kryen krime dhe gjenocid kundër popullit tonë. Sot, këtu nga Skënderaj, i themi të gjithë botës: Ne jemi krenarë me luftën tonë çlirimtare. Të gjithë ushtarët e UÇK-së janë vëllezër dhe motra të pushkës dhe idealit. I gjithë populli shqiptar i Kosovës dhe i të gjitha trojeve shqiptare është në mbështetje të luftës tonë të drejtë çlirimtare, në mbështetje të drejtuesve të luftës tonë çlirimtare që po mbahen padrejtësisht në Hagë,” tha Maqedonci.

Koncerti u hap nga këngëtarja Shkurte Fejza me këngën “Mora fjalë” dhe vazhdoi me këngë patriotike kushtuar komandantit legjendar Adem Jashari dhe dëshmorëve të rënë për liri, të cilat u pritën me emocione dhe duartrokitje nga qytetarët e pranishëm.

“Sot, këtu nga Skënderaj, i themi të gjithë botës: Ne jemi krenarë me luftën tonë çlirimtare.”

“Të gjithë ushtarët e UÇK-së janë vëllezër dhe motra të pushkës dhe idealit.”

/Zëri i Drenices/

Related Posts

Punime pa masa sigurie në katin e 10-të – “Syla Group” gjobitet me 2 mijë euro nga Inspektorati i PunësPunime pa masa sigurie në katin e 10-të – “Syla Group” gjobitet me 2 mijë euro nga Inspektorati i Punës
Punime pa masa sigurie në katin e...
Siguria në vendin e punës vazhdon të mbetet shqetësuese në...
Read more
Imami i xhamisë “Shaban Jashari” reagon për vdekjen tragjike të Miftar Lushtakut: “E lus Allahun ta mëshirojë dhe ta pranojë në Xhenet”Imami i xhamisë “Shaban Jashari” reagon për vdekjen tragjike të Miftar Lushtakut: “E lus Allahun ta mëshirojë dhe ta pranojë në Xhenet”
Imami i xhamisë “Shaban Jashari” reagon për...
Imami i xhamisë “Shaban Jashari” në Skenderaj, Elbasan Xani, ka...
Read more
Aksident fatal në Skenderaj: Vetura përplas për vdekje një këmbësor pranë xhamisë “Shaban Jashari”Aksident fatal në Skenderaj: Vetura përplas për vdekje një këmbësor pranë xhamisë “Shaban Jashari”
Aksident fatal në Skenderaj: Vetura përplas për...
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë...
Read more

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *