Punime pa masa sigurie në katin e 10-të – “Syla Group” gjobitet me 2 mijë euro nga Inspektorati i Punës

Siguria në vendin e punës vazhdon të mbetet shqetësuese në Kosovë, veçanërisht në sektorin e ndërtimit. Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK), Jusuf Azemi, ka deklaruar se vetëm gjatë vitit 2025 janë regjistruar 32 raste të vdekjeve të punëtorëve në vendin e punës.

Pavarësisht këtyre shifrave alarmuese, bizneset po vazhdojnë të mos respektojnë në mënyrë të plotë Ligjin për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

Në kuadër të masave ndëshkimore të ndërmarra nga Inspektorati i Punës, një kompani ndërtimore është gjobitur për shkelje të rregullave të sigurisë. Sipas një vendimi zyrtar të datës 17 prill 2025, kompania “Syla Group”, me pronarë Sylë Syla dhe Mustaf Sylaj, është ndëshkuar me gjithsej 2 mijë euro.

Vendimi thekson se janë konstatuar dy shkelje të ligjit, për të cilat kompania është gjobitur me nga 1 mijë euro për secilën. Shkeljet lidhen me mungesën e masave të nevojshme të sigurisë në një objekt afaristo-banesor në rrugën “17 Shkurti” në Skenderaj.

Gjatë inspektimit në terren, është vërejtur se punimet në katin e 10-të të objektit po zhvilloheshin pa vendosjen e skelave dhe pa mbrojtje adekuate për punëtorët. Gjithashtu, mungesë e skelave është evidentuar edhe në një objekt tjetër ku po punohej në katin e tretë.

Në vendpunishte janë hasur pesë punëtorë, të cilët sipas inspektorëve kanë qenë të ekspozuar ndaj rrezikut për shëndetin dhe jetën, për shkak të mosrespektimit të masave të sigurisë nga ana e punëdhënësit.

Si masë shtesë, Inspektorati i Punës ka urdhëruar ndërprerjen e përkohshme të punimeve në këtë vendpunishte në Skenderaj.

Ndërkohë, mediumi jonë që ka raportuar rastin ka bërë të ditur se ka tentuar të marrë një përgjigje nga kompania “Syla Group”, por deri në publikimin e lajmit nuk ka pasur reagim nga ana e tyre.

Related Posts

Imami i xhamisë “Shaban Jashari” reagon për vdekjen tragjike të Miftar Lushtakut: “E lus Allahun ta mëshirojë dhe ta pranojë në Xhenet”Imami i xhamisë “Shaban Jashari” reagon për vdekjen tragjike të Miftar Lushtakut: “E lus Allahun ta mëshirojë dhe ta pranojë në Xhenet”
Imami i xhamisë “Shaban Jashari” reagon për...
Imami i xhamisë “Shaban Jashari” në Skenderaj, Elbasan Xani, ka...
Read more
Aksident fatal në Skenderaj: Vetura përplas për vdekje një këmbësor pranë xhamisë “Shaban Jashari”Aksident fatal në Skenderaj: Vetura përplas për vdekje një këmbësor pranë xhamisë “Shaban Jashari”
Aksident fatal në Skenderaj: Vetura përplas për...
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë...
Read more
Shënimi i Epopesë së UÇK-së në Sheshin “Adem Jashari”Shënimi i Epopesë së UÇK-së në Sheshin “Adem Jashari”
Shënimi i Epopesë së UÇK-së në Sheshin...
Sonte u zhvillua ceremonia përmbyllëse e shënimit të Epopesë së...
Read more

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *