Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë të ditur se institucionet komunale janë në fazën përfundimtare të vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e fundit, ndërsa paralajmëroi se raporti zyrtar do t’i dërgohet Kuvendit Komunal dhe më pas Qeverisë së Kosovës për procesim të mëtejmë.

Lladrovci tha se evidentimi është bërë përmes komisioneve komunale dhe se shuma totale e dëmeve do të jetë pjesë e raportit përfundimtar.

“Ne me Komisionet komunale kemi bërë evidentimin e dëmeve dhe jemi duke përgatitur Raportin përfundimtar ku dihet edhe vlera e dëmeve të cilin do ta dërgojmë në Kuvend për miratim dhe përcjellim te Komisioni qeveritar të cilët do ta procesojnë në Qeveri”, deklaroi ai.

Sipas tij, evidenca e dëmeve ka për qëllim sigurimin e kompensimit për kategoritë e prekura nga vërshimet, përfshirë ekonomitë familjare, bizneset, bujqësinë dhe infrastrukturën publike.

“Evidenca e dëmeve synon kompensimin e dëmeve të ekonomive familjare, bizneseve, ato bujqësore dhe infrastrukturore. Kjo evidencë është kërkesa jonë për ndihmë qytetarëve, kompanive dhe rrugëve e objekteve tjera publike”, theksoi Lladrovci.

Duke folur për përvojat e mëparshme me kompensimet nga Qeveria, kryetari i Drenasit sqaroi se ndihma ka qenë e pjesshme dhe jo e vazhdueshme ndër vite.

“Dëmet e vitit 2016 dhe 2021 i kanë paguar pjesshëm ndërsa për ato të vitit 2023 nuk kishte kompensime. Presim që kjo praktikë e moskompensimit të mos bëhet traditë”, u shpreh ai.

Related Posts

Qytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin dhe shpërthen në lotQytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin dhe shpërthen në lot
Qytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin...
Momente emocionale në Mitrovicë gjatë takimit me Vjosa Osmanin Presidentja e...
Read more
Osmani në Mitrovicë: Nuk po bëj fushatë, po i falënderoj qytetarëtOsmani në Mitrovicë: Nuk po bëj fushatë, po i falënderoj qytetarët
Osmani në Mitrovicë: Nuk po bëj fushatë,...
Osmani: Takimet janë për falënderim, jo fushatë Presidentja e Kosovës, Vjosa...
Read more
"Nuk do të ndryshojë lokacionin, do të...
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas...
Read more

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *