Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore vendore në Kosovë. Sipas ASK-së grumbullimi i të dhënave është bërë në treg, ferma dhe vende të tjera, ku çmimet e prodhimeve bujqësore mund të grumbullohen. Tutje në njoftim thuhet se në TM4 2025, indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rënie për (-0,8 %), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024. “Prodhimet që krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: Prodhimet bimore dhe ato blegtorale. Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë. Në prodhimet blegtorale çmimet janë grumbulluar për blegtorinë dhe prodhimet blegtorale. Në kuadër të blegtorisë, çmimet grumbullohen për katër kategori të kafshëve: gjedhe, dele, derra dhe pula. Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve. Po ashtu, në kuadër të prodhimeve blegtorale, çmimet janë grumbulluar për: qumësht, vezë dhe mjaltë”, thuhet në njoftim. /Zëri i Drenices/ Post navigation Mikel Arteta dhe lëvizja e pazakontë që bindi Riccardo Calafiorin të zgjidhte Arsenalin Shtyhen afatet për tatimin në pronë për vitin 2026