Sonte u zhvillua ceremonia përmbyllëse e shënimit të Epopesë së UÇK-së në sheshin “Adem Jashari”, e shoqëruar me një program të pasur artistik dhe pjesëmarrje të madhe qytetarësh. Aktiviteti mblodhi përfaqësues institucionalë dhe mysafirë të shumtë, përfshirë Baca Rifat Jasharin, kryetarin e komunës Sami Lushtakun, ministrin e Mbrojtjes, drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport, si dhe qytetarë të shumtë që nderuan sakrificën dhe historinë e luftës çlirimtare. Programi përfshiu pika të ndryshme muzikore dhe artistike, të cilat krijuan një atmosferë emocionale dhe përkujtimore, duke përçuar mesazhin e respektit dhe mirënjohjes për dëshmorët dhe luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e kësaj ngjarjeje historike, në Prekaz u mbajt ceremonia tradicionale “Nata e Zjarreve”, ku u ndezën flakadanët në nderim të sakrificës së familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të lirisë. Kjo natë simbolike përkujton qëndresën dhe heroizmin që u bënë themel i lirisë së Kosovës. “Kujtimi i sakrificës së tyre na mban të bashkuar dhe të lirë.” /Zëri i Drenices/ Related PostsPunime pa masa sigurie në katin e... Siguria në vendin e punës vazhdon të mbetet shqetësuese në...Read moreImami i xhamisë “Shaban Jashari” reagon për... Imami i xhamisë “Shaban Jashari” në Skenderaj, Elbasan Xani, ka...Read moreAksident fatal në Skenderaj: Vetura përplas për... Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë...Read more Post navigation Në Skenderaj përmbyllet Epopeja e UÇK-së, Maqedonci: I themi gjithë botës, ne jemi krenarë me luftën tonë çlirimtare Aksident fatal në Skenderaj: Vetura përplas për vdekje një këmbësor pranë xhamisë “Shaban Jashari”