Të paktën gjashtë ushtarë amerikanë janë vrarë që nga nisja e bombardimeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit të shtunën, njoftoi ushtria amerikane. Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) bëri të ditur se forcat amerikane kanë gjetur së fundmi mbetjet e dy ushtarëve që më parë ishin raportuar të zhdukur nga një strukturë e goditur gjatë sulmeve fillestare iraniane në rajon. “Operacionet e mëdha luftarake vazhdojnë. Identitetet e të rënëve do të mbahen të fshehta deri në 24 orë pas njoftimit të familjarëve,” thuhet në deklaratë. Më herët, presidenti amerikan Donald Trump kishte paralajmëruar se mund të ketë më shumë viktima, pasi konfirmoi se tre ushtarë amerikanë ishin vrarë në sulmet fillestare. “Për fat të keq, ndoshta do të ketë më shumë para se të mbarojë gjithçka. Ky është realiteti. Por ne do të bëjmë gjithçka që mundemi që kjo të mos ndodhë,” deklaroi Trump. CENTCOM Update TAMPA, Fla. – As of 4 pm ET, March 2, six U.S. service members have been killed in action. U.S. forces recently recovered the remains of two previously unaccounted for service members from a facility that was struck during Iran's initial attacks in the region.…— U.S. Central Command (@CENTCOM) March 2, 2026 Related PostsRaportohet për datën e fundit të luftës... Media izraelite: SHBA synon t’i japë fund luftës me Iranin...Read moreFrom Khamenei to Soleimani: Key Iranian Officials... As the conflict intensifies, Israel claims to have eliminated several...Read moreUS Offers $10 Million Reward for Information... US Announces Reward for Information The United States Department of State...Read more Post navigation Momenti i sulmit iranian në aeroportin e Dubait kapet nga kamerat SHBA publikon video: Irani kishte 11 anije këtu dy ditë më parë, tani nuk e ka asnjë