Tahiri: Është një puç që po i instalohet Kosovës përmes një shumice parlamentare

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka folur për krizën politike që po ndodh rreth zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës, duke paralajmëruar se vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Tahiri kritikoi ashpër partitë në pushtet për mungesën e një procesi të qartë politik për të zgjedhur një kandidat konsensual. Ai tha se partia në pushtet nuk ka 80 vota për të zgjedhur presidentin dhe se nuk ka pasur tryeza politike për të diskutuar profilin e një kandidati të përbashkët.

“Partia në pushtet nuk i ka 80 vota me bo presidentin, e në mungesë të 80 votave nuk ka ndodh një proces politik për të zgjedhur një kandidat konsensual. Pse s’ka ndodh? E kemi ditë kur është afati i fundit dhe nuk ka ndodh asnjë tryezë politike për profilin e një kandidati potencial për president konsensual… kjo nuk ka ndodh. Kanë ndodh disa takime siç e kemi parë një me një, pa llogaridhënie… Sot jemi në një krizë serioze të shtetit të Kosovës, ku me vetëdije apo pa vetëdije don ta dërgojë vendin në zgjedhje,” tha Tahiri.

Ai po ashtu e akuzoi pushtetin për të instaluar një puç përmes shumicës parlamentare:

“Është një puç që po i instalohet Kosovës. Ajo është partia që i ka fituar zgjedhjet dhe nuk ka vendosur një emër të kandidatit, por ka krijuar një amulli. Është një puç që po i instalohet Kosovës përmes një shumice parlamentare e cila e ka synimin e vetëm që ta synoj edhe presidencën e Kosovës dhe të mos ketë llogaridhënie. AAK nuk ka qenë e përfshirë në këto konsultime edhe pse kemi qenë të hapur,” shtoi ai.

“Është një puç që po i instalohet Kosovës përmes një shumice parlamentare e cila e ka synimin e vetëm që ta synoj edhe presidencën e Kosovës dhe të mos ketë llogaridhënie.”

“Sot jemi në një krizë serioze të shtetit të Kosovës, ku me vetëdije apo pa vetëdije don ta dërgojë vendin në zgjedhje.”

Related Posts

Vedat Muriqi: Mund të dal në pension i lumtur nëse Kosova shkon në Kupën e BotësVedat Muriqi: Mund të dal në pension i lumtur nëse Kosova shkon në Kupën e Botës
Vedat Muriqi: Mund të dal në pension...
Vedat Muriqi: “Do të dilja në pension i lumtur nëse...
Read more
Nafta arrin 1.72€ në Kosovë – rritje e re godet qytetarëtNafta arrin 1.72€ në Kosovë – rritje e re godet qytetarët
Shtrenjtim i ri: Nafta në Kosovë arrin...
Nafta arrin 1.72€ në Kosovë – rritje e re godet...
Read more
KFOR reagon pas stërvitjeve të Ushtrisë Serbe pranë kufirit me KosovënKFOR reagon pas stërvitjeve të Ushtrisë Serbe pranë kufirit me Kosovën
KFOR reagon pas stërvitjeve të Ushtrisë Serbe...
Gjatë ditës së sotme, qytetarë nga disa fshatra të Gjilanit...
Read more

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *