Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Kçiq i Madh, në Mitrovica e Jugut, ku një 18-vjeçar është gjetur pa shenja jete, ndërsa dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Sipas burimeve të afërta me hetimin, rasti ka ndodhur në zonën e varrezave të Pllanalive, ku i riu dyshohet se ka tentuar të kryejë vetëvrasje me varje në kulmin e një shtëpie. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë policore, Njësia për Reagim të Shpejtë si dhe ekipet emergjente mjekësore.

Rreth orës 18:40, viktima është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal në Bajr – Mitrovicë Jug, por sipas mjekut kujdestar është konstatuar se ai ishte pa shenja jete.

Viktima është identifikuar me inicialet A. R., 18 vjeç. Rrethanat e plota të ngjarjes pritet të sqarohen pas përfundimit të veprimeve hetimore nga organet kompetente.

Related Posts

Qytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin dhe shpërthen në lotQytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin dhe shpërthen në lot
Qytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin...
Momente emocionale në Mitrovicë gjatë takimit me Vjosa Osmanin Presidentja e...
Read more
Osmani në Mitrovicë: Nuk po bëj fushatë, po i falënderoj qytetarëtOsmani në Mitrovicë: Nuk po bëj fushatë, po i falënderoj qytetarët
Osmani në Mitrovicë: Nuk po bëj fushatë,...
Osmani: Takimet janë për falënderim, jo fushatë Presidentja e Kosovës, Vjosa...
Read more
Vjosa Osmani viziton Mitrovicën, takohet me Faton PecinVjosa Osmani viziton Mitrovicën, takohet me Faton Pecin
Vjosa Osmani viziton Mitrovicën, takohet me Faton...
Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar një vizitë në Mitrovicë, ku...
Read more

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *