Në vitin 2018, ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajçak, i dërgoi pedofilit të dënuar Jeffrey Epstein një mesazh nga Kievi, duke shkruar “Përshëndetje nga Kievi. Thjesht dua ta konfirmoj se vajzat janë të mrekullueshme si gjithmonë”.

Më pas, Lajçak i dërgoi Epsteinit edhe një “përshëndetje nga Kievi”, bashkë me një fotografi, e cila ishte e censuruar, shkruajnë mediat sllovake.

Ky komunikim është pjesë e mbi tre milion faqe dokumentesh që lidhen me hetimin ndaj Jeffrey Epsteinit, të cilat Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara publikoi të premten e kaluar.

Sipas mediave sllovake, emri i Lajçak – i cili ka shërbyer gjithashtu si i deleguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi – shfaqet 346 herë në këto dokumente.

Materialet e publikuara tregojnë për një sërë takimesh midis Lajçak dhe Epsteinit, si dhe për biseda miqësore që lidhen me “vajzat”. Më tej, emri “Miro”, siç e thërriste shpesh Epstein Lajçakun, shfaqet mbi 700 herë, shkruan politico.

Kur në nëntor të vitit të kaluar u publikua pjesa e parë e komunikimeve mes Lajçak dhe Epsteinit, këshilltari i kryeministrit sllovak, Robert Fico mbrojti Lajçakun, duke deklaruar se ai kishte komunikuar me pedofilin e dënuar vetëm në mënyrë shoqërore dhe brenda detyrave diplomatike. Megjithatë, raportet e reja tregojnë se komunikimi i tyre ka qenë intensiv dhe miqësor.

Nga shtatori i vitit 2017 për një vit, Lajçak shërbeu si kryetar i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe kaloi shumë kohë në New York. Ish-ministri i Jashtëm i Sllovakisë ka mohuar me vendosmëri që të ketë komunikuar me Epstein lidhur me vajzat.

Megjithatë, dokumentet e reja tregojnë se Lajçak në një rast i dërgoi Epsteinit një përshëndetje nga Kievi, duke shkruar se “vajzat këtu janë të mrekullueshme”.

Në kohën kur Lajçak i dërgonte këto mesazhe nga Kievi, ai po merrte pjesë në një takim në Ukrainë me ish-presidentin, Petro Poroshenko dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë.

Në mesazhe të tjera, Lajçak i dërgoi Epsteinit një fotografi nga Moska – e censuruar – dhe Epstein i shkroi më pas se do të preferonte “një pamje nga brenda”.

Lajçak iu përgjigj duke thënë se “vajzat janë të jashtëzakonshme”, ndërsa Epstein vazhdoi bisedën duke i përshkruar këto vajza si “eksporti më i mirë rus”.

Në një tjetër mesazh, Lajçak i shkruan Epsteinit se nuk kishte asnjë vajzë me vete në atë moment. Epstein i përgjigjet se ishte me dy vajza, dhe kjo gjë Lajçakut i duket “padrejtësi”.

“Por unë nuk do të jem president”, i thotë më tej Epstein. /Zëri i Drenices/

Related Posts

Qytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin dhe shpërthen në lotQytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin dhe shpërthen në lot
Qytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin...
Momente emocionale në Mitrovicë gjatë takimit me Vjosa Osmanin Presidentja e...
Read more
Mesazhe të reja të Epsteinit: Më pëlqeu...
Në një zbulim të ri nga dosjet e fundit të...
Read more
Epstein dëshironte të blinte "Vilën e Titos",...
Dokumentet e reja për Jeffrey Epsteinin, të publikuara nga Ministria...
Read more

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *