Osmani në Mitrovicë: Nuk po bëj fushatë, po i falënderoj qytetarët

Osmani: Takimet janë për falënderim, jo fushatë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë sot në një akademi përkujtimore në Mitrovicën e Jugut, e organizuar nga komuna për nder të Latif Berishës dhe Agim Hajrizin.

Gjatë vizitës së saj në qytet, ajo është pyetur nga gazetarët nëse takimet e fundit nëpër qytete përbëjnë fillimin e ndonjë fushate.

Osmani e ka mohuar këtë, duke thënë se aktivitetet e saj janë takime falënderimi ndaj qytetarëve për mbështetjen gjatë mandatit të saj pesëvjeçar.

Ajo ka theksuar se këto vizita janë një mënyrë për të shprehur mirënjohjen ndaj qytetarëve:

“Jo absolutisht. I falënderoj qytetarët për përkrahjen dhe për dashurinë që na kanë dhënë… këto janë thjesht takime falënderimi.”

Gjatë kësaj ngjarjeje ishte e pranishme edhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla.

Gazetarët i drejtuan pyetje edhe për raportin mes tyre, por presidentja nuk ka dhënë përgjigje, ndërsa një person i pranishëm ka reaguar duke thënë se nuk ishte momenti i duhur për këto pyetje.

/Zëri i Drenices/

Related Posts

Qytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin dhe shpërthen në lotQytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin dhe shpërthen në lot
Qytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin...
Momente emocionale në Mitrovicë gjatë takimit me Vjosa Osmanin Presidentja e...
Read more
Kushtetuesja ende pa vendim për shpërndarjen e KuvenditKushtetuesja ende pa vendim për shpërndarjen e Kuvendit
Kushtetuesja ende pa vendim për shpërndarjen e...
Gjykata Kushtetuese shqyrton kërkesat për dekretin e presidentes Osmani Gjykata Kushtetuese...
Read more
Vjosa Osmani viziton Mitrovicën, takohet me Faton PecinVjosa Osmani viziton Mitrovicën, takohet me Faton Pecin
Vjosa Osmani viziton Mitrovicën, takohet me Faton...
Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar një vizitë në Mitrovicë, ku...
Read more

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *