Kuvendi i Kosovës ka votuar sonte për formimin e Qeverisë së re, të udhëhequr nga Albin Kurti, duke shënuar nisjen e mandatit të ri qeverisës, i njohur si “Kurti 3”. Pas paraqitjes së ekspozesë, emrave të kabinetit qeverisës dhe fjalimeve nga opozita, Kuvendi kaloi në votimin e Qeverisë. Me 66 vota për, 49 kundër dhe asnjë abstenime, është votuar kabineti qeverisës i drejtuar nga Kurti që do t’i ketë 19 ministri. Ky është mandati i tretë qeverisës i qeverisur nga Kurti, derisa Kosova kaloi një vit pa të, shkaku i bllokadave të krijuara. Andaj, “Kurti 3” nis nga sot (11 shkurt), në një mandat katërvjeçar, derisa qytetarët e vendit presin që të përmirësohet kushtet e jetës. Ky është kabineti qeverisë: Zv. Kryeministër i parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme – Glauk Konjufca; – Zv/kryeministre e dytë dhe Ministre e Drejtësisë – Donika Gërvalla; – Zv/kryeministër për çështje të pakicave dhe bashkëpunim – Fikrim Damka; – Ministër i Financave – Hekuran Murati; – Ministër për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare – Andin Hoti; – Ministër i Mbrojtjes – Ejup Maqedonci; – Ministër i Punëve të Brendshme – Xhelal Sveçla; – Ministër i Administratës Publike dhe Digjitalizimit – Lulëzon Jagxhiu; – Ministër i Shëndetësisë – Arben Vitia; – Ministër i Arsimit dhe Shkencës – Hajrullah Çeku; – Ministër i Kulturës dhe Turizmit – Saranda Bogujevci; – Ministër i Sportit dhe Rinisë – Blerim Gashani; – Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal – Elbert Krasniqi; – Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor – Fitore Pacolli; – Ministër i Bujqërisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Armend Muja; – Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit – Dimal Basha; – Ministër i Tregtisë, Industrisë dhe Integrimeve Evropiane – Mimoza Kusari; – Ministre e Ekonomisë – Artane Rizvanolli; – Ministër për Komunitete dhe Kthim – Nenad Rashiq; – Ministër për Zhvillim Rajonal – Rasim Demiri. /Zëri i Drenices/ Related PostsAlbin Kurti feston ditëlindjen, surprizohet nga bashkëpunëtorët Atmosferë festive në ditëlindjen e Albin Kurtit Kryeministri i Kosovës, Albin...Read moreKushtetuesja ende pa vendim për shpërndarjen e... Gjykata Kushtetuese shqyrton kërkesat për dekretin e presidentes Osmani Gjykata Kushtetuese...Read moreDeklarata e vjetër e Albin Kurtit për... Rikthehet në fokus komunikata e vjetër e Vetëvendosjes për ndërhyrjen...Read more Post navigation Tahiri në Kuvend: Kurti prezantoi një kabinet qeveritar të përmasave të Kinës Kriza politike në Kosovë: Mungesa e kompromisit po bllokon zgjedhjen e presidentit