Një incident serioz familjar është shënuar paraditen e sotme në Ferizaj, ku një i mitur dyshohet se ka kanosur dhe tentuar t’i sulmojë prindërit e tij me mjet të mprehtë.

Sipas burimeve nga organet e hetuesisë, më 22.02.2026 rreth orës 10:00, Policia ka pranuar informacion për një rast të dyshuar të dhunës në familje në rrugën “Hasan Prishtina”.

Njësitë reaguese kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar palët në stacionin policor, ku janë intervistuar nga njësia e hetimeve.

Sipas deklarimit të ankueses, M.P.E., djali i saj R.E., 15 vjeç, ishte bërë i dhunshëm në shtëpi dhe kishte tentuar ta sulmonte atë dhe bashkëshortin e saj, A.E., me thikë. Dyshohet se i mituri ishte nervozuar pasi babai i kishte kthyer një familjari një motoçikletë, të cilën ai e kishte marrë pa leje ditë më parë.

Edhe dy dëshmitarë, A.E. dhe L.E., kanë deklaruar se i mituri kishte tentuar t’i sulmonte prindërit me thikë dhe kishte demoluar disa gjëra në shtëpi, duke i detyruar ata ta neutralizonin deri në mbërritjen e policisë.

Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një thikë e markës Boker.

Në konsultim me Prokurorin e Shtetit nga Departamenti për të Mitur, rasti është iniciuar si “Kanosje”, sipas nenit 181 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 24 orë.

Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.

Related Posts

Qytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin dhe shpërthen në lotQytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin dhe shpërthen në lot
Qytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin...
Momente emocionale në Mitrovicë gjatë takimit me Vjosa Osmanin Presidentja e...
Read more
Osmani në Mitrovicë: Nuk po bëj fushatë, po i falënderoj qytetarëtOsmani në Mitrovicë: Nuk po bëj fushatë, po i falënderoj qytetarët
Osmani në Mitrovicë: Nuk po bëj fushatë,...
Osmani: Takimet janë për falënderim, jo fushatë Presidentja e Kosovës, Vjosa...
Read more
Dhunë në familje në Polac të Skenderajt...
Një rast i dhunës në familje është raportuar pasditen e...
Read more

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *