Ky është i dyshuari për plagosjen e inspektorit të IPK-së në Prishtinë

Zbardhet rasti në Prishtinë: Ky është personi që plagosi inspektorin e IPK-së

Është identifikuar i dyshuari për plagosjen me armë zjarri të një inspektori të Inspektorati Policor i Kosovës, ngjarje që ndodhi në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Agon Dulla
Agon Dulla

Sipas burimeve të mediave, i dyshuari është Agon Dulla, ndërsa viktima është inspektori Arsim Beqiri.

Sipas informacioneve nga burime pranë vendit të ngjarjes, i dyshuari është pronar i një shisha bari në zonë, ndërsa inspektori banonte afër.

Arsim Beqiri
Arsim Beqiri

Burimet bëjnë të ditur se:

  • më herët kishte pasur ndërhyrje policore lidhur me këtë lokal
  • konflikti ka nisur si fjalosje
  • më pas ka eskaluar në përdorim të armës

Dyshohet se në momentin kur inspektori ka çuar dorën në brez – ku mendohet se mbante armën zyrtare – i dyshuari ka shtënë nga afërsia, duke e plagosur në këmbë.

Inspektori është dërguar për trajtim mjekësor dhe, sipas informacioneve fillestare, ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

I dyshuari në kërkim

Njësitet e Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke punuar për kapjen e të dyshuarit, i cili aktualisht ndodhet në arrati.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në zhvillim.

/Zëri i Drenices/

Related Posts

Rrahja në Skenderaj, reagon LVV-ja - jep detaje të sulmitRrahja në Skenderaj, reagon LVV-ja - jep detaje të sulmit
Rrahja në Skenderaj, reagon LVV-ja - jep...
Pas sulmit fizik ndaj kryetarit të degës së Lëvizjes Vetëvendosje...
Read more
Plagoset inspektori i IPK-së në Prishtinë, dyshohet për konflikt verbalPlagoset inspektori i IPK-së në Prishtinë, dyshohet për konflikt verbal
IPK: Plagosja e inspektorit në Prishtinë nuk...
Plagosja në rrugën “B” – IPK sqaron: Nuk ka lidhje...
Read more
Plagoset inspektori i IPK-së në Prishtinë, dyshohet për konflikt verbalPlagoset inspektori i IPK-së në Prishtinë, dyshohet për konflikt verbal
Plagoset inspektori i IPK-së në Prishtinë, dyshohet...
Të shtëna me armë në Prishtinë – plagoset një inspektor...
Read more

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *