Personi i moshës rreth 40 vjeç i cili është plagosur sonte rreth orës 18:00 në rrugën Gjilan–Kamenicë, në afërsi të një pike të karburantit, është duke u operuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Zëri i Drenices ka kontaktuar drejtorin e Klinikës Emergjente të QKUK-së, Naser Syla, i cili tha se i plagosuri është futur në sallën e operacionit për operim.

“I plagosuri është në gjendje të rëndë por stabile. Ndodhet në sallë të operacionit, është duke u operuar nga ekipet kujdestare të Kirurgjisë Vaskulare dhe të Ortopedisë…Do ta vazhdoj trajtimin”, tha  drejtori Syla për Zëri i Drenices.

Lidhur me rastin, Ismet Hashani, zëdhënës në Policinë e Gjilanit, tha për Zëri i Drenices se sipas informacioneve fillestare, dyshohet se në incident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje.

“Si pasojë e rastit, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ndërsa po trajtohen nga autoritetet shëndetësore”, tha Hashani.

Ai shtoi se “njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku gjatë ekzaminimit janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale që ndërlidhen me rastin”.

“Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe është në kërkim të personave të dyshuar lidhur me këtë rast”, përfundoi ai.

Related Posts

Qytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin dhe shpërthen në lotQytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin dhe shpërthen në lot
Qytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin...
Momente emocionale në Mitrovicë gjatë takimit me Vjosa Osmanin Presidentja e...
Read more
Osmani në Mitrovicë: Nuk po bëj fushatë, po i falënderoj qytetarëtOsmani në Mitrovicë: Nuk po bëj fushatë, po i falënderoj qytetarët
Osmani në Mitrovicë: Nuk po bëj fushatë,...
Osmani: Takimet janë për falënderim, jo fushatë Presidentja e Kosovës, Vjosa...
Read more
Lipjani paralajmëron masa ndaj zyrtarëve nëse provohet neglizhencë në rastin e 5-vjeçarit të keqtrajtuarLipjani paralajmëron masa ndaj zyrtarëve nëse provohet neglizhencë në rastin e 5-vjeçarit të keqtrajtuar
Lipjani paralajmëron masa ndaj zyrtarëve nëse provohet...
Komuna e Lipjanit ka bërë të ditur se do të...
Read more

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *