Një person është therur me thikë mbrëmjen e sotme në Fushë Kosovë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, në rrugën “Nëna Terezë”, ndërsa i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Sot rreth orës 20:00 kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën ‘Nëna Terezë’ në Fushë Kosovë. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti”, ka deklaruar Ahmeti. Policia nuk ka dhënë ende detaje të tjera lidhur me motivet apo personat e përfshirë në rast. /Zëri i Drenices/ Related PostsAlarm në Pejë: Dy të mitur kapen... Të mitur me armë në Pejë – policia ndërhyn në...Read moreArmatim në një shtëpi të braktisur në... Zbulim në Zubin Potok: Policia gjen armë automatike dhe granatë...Read moreAlarm në Kosovë: Rreth 30 persona të... 30 të vdekur në 3 muaj – rrugët e Kosovës...Read more Post navigation Fillojnë hetimet për manipulim votash edhe në Mitrovicë, pritet intervistimi i 43 kryesuesve të QKN-ve Vazhdojnë kërkimet për të riun e zhdukur në lumin Mat