Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Arben Kingji ka njoftuar se Efektivë të B3K të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut së bashku me një ekip nga Forca e Sigurisë së Kosovës, po vijojnë pa ndërprerje kërkimet në lumin Mat për gjetjen e trupit të një personi të shpallur të zhdukur pas një aksidenti automobilistik.

Kjo u bë e ditur përmes një postimi të Kingjit në rrjetin social në Facebook.

“Klos – Efektivë të B3K të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut së bashku me një ekip nga Forca e Sigurisë së Kosovës, po vijojnë pa ndërprerje kërkimet në lumin Mat për gjetjen e trupin e të ndjerit, i zhdukur pas një aksidenti automobilistik. Një operacion që dëshmohet jo vetëm profesionalizëm dhe përkushtim maksimal, por edhe një frymë e fortë solidariteti e bashkëpunimi 🇦🇱🇽🇰, duke treguar mbështetje të plotë për familjen në këtë moment të vështirë”, ka shkruar Kingji. /Zëri i Drenices/

Related Posts

Rrahja në Skenderaj, reagon LVV-ja - jep detaje të sulmitRrahja në Skenderaj, reagon LVV-ja - jep detaje të sulmit
Rrahja në Skenderaj, reagon LVV-ja - jep...
Pas sulmit fizik ndaj kryetarit të degës së Lëvizjes Vetëvendosje...
Read more
Operacion i policisë në Tiranë, arrestohet 27...
Policia në Shqipëri ka njoftuar se është finalizuar operacioni policor...
Read more
​Që një muaj i zhdukur në lumin...
Me kërkesë të autoriteteve të Republikës së Shqipërisë, Forca e...
Read more

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *