Një histori suksesi që po tërheq vëmendje gjithnjë e më shumë. Valon Malaj, i lindur dhe rritur në Qubrel të Skenderajt, sot njihet si një nga emrat më të spikatur në fushën e montimit dhe dizajnit të mobiljeve. Krah tij, në çdo projekt, qëndron edhe bashkëpunëtori i tij i ngushtë, Egzon Haradinaj – një dyshe që ka shndërruar drurin në art. Rrugëtimi i Valon Malajt nisi nga zero, me mjete modeste, por me shumë pasion dhe përkushtim. Me kalimin e viteve, përmes punës së palodhur dhe investimeve të vazhdueshme në pajisje dhe teknika moderne, ai arriti të profesionalizohet dhe të themelojë kompaninë MalajDekor, e cila sot njihet për punime precize, dizajne moderne dhe zgjidhje kreative në enterier. Punimet e realizuara nga MalajDekor janë të pranishme edhe në rrjetet sociale si Instagram dhe Facebook, ku çdo projekt dëshmon mjeshtërinë, stilin unik dhe standardet e larta të punës. Falë eksperiencës dhe përkushtimit të tyre, Valon Malaj dhe Egzon Haradinaj janë kthyer në referencë të besueshme për klientë nga e gjithë zona dhe më gjerë. 📌 Firma: MalajDekor 📞 Kontakt: 044 588 333 / 044 677 924 Historia e Valon Malajt dhe Egzon Haradinajt është një shembull frymëzues se si pasioni, puna e ndershme dhe këmbëngulja mund të shndërrojnë një fillim modest në një histori të vërtetë suksesi. /Zëri i Drenices/ Related PostsQytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin... Momente emocionale në Mitrovicë gjatë takimit me Vjosa Osmanin Presidentja e...Read moreOsmani në Mitrovicë: Nuk po bëj fushatë,... Osmani: Takimet janë për falënderim, jo fushatë Presidentja e Kosovës, Vjosa...Read moreAlbin Kurti feston ditëlindjen, surprizohet nga bashkëpunëtorët Atmosferë festive në ditëlindjen e Albin Kurtit Kryeministri i Kosovës, Albin...Read more Post navigation Macja hyn në një qendër tregtare në Prizren dhe shijon me qetësi ushqimet e saj të preferuara Nika mohon vrasjen e argjentinases, prokuroria paraqet prova nga hoteli