Një histori suksesi që po tërheq vëmendje gjithnjë e më shumë. Valon Malaj, i lindur dhe rritur në Qubrel të Skenderajt, sot njihet si një nga emrat më të spikatur në fushën e montimit dhe dizajnit të mobiljeve. Krah tij, në çdo projekt, qëndron edhe bashkëpunëtori i tij i ngushtë, Egzon Haradinaj – një dyshe që ka shndërruar drurin në art. Rrugëtimi i Valon Malajt nisi nga zero, me mjete modeste, por me shumë pasion dhe përkushtim. Me kalimin e viteve, përmes punës së palodhur dhe investimeve të vazhdueshme në pajisje dhe teknika moderne, ai arriti të profesionalizohet dhe të themelojë kompaninë MalajDekor, e cila sot njihet për punime precize, dizajne moderne dhe zgjidhje kreative në enterier. Punimet e realizuara nga MalajDekor janë të pranishme edhe në rrjetet sociale si Instagram dhe Facebook, ku çdo projekt dëshmon mjeshtërinë, stilin unik dhe standardet e larta të punës. Falë eksperiencës dhe përkushtimit të tyre, Valon Malaj dhe Egzon Haradinaj janë kthyer në referencë të besueshme për klientë nga e gjithë zona dhe më gjerë. 📌 Firma: MalajDekor 📞 Kontakt: 044 588 333 / 044 677 924 Historia e Valon Malajt dhe Egzon Haradinajt është një shembull frymëzues se si pasioni, puna e ndershme dhe këmbëngulja mund të shndërrojnë një fillim modest në një histori të vërtetë suksesi. /Zëri i Drenices/ Related PostsRrahja në Skenderaj, reagon LVV-ja - jep... Pas sulmit fizik ndaj kryetarit të degës së Lëvizjes Vetëvendosje...Read morePublikohen pamjet nga përleshja mes Sami Lushtakut... Janë publikuar pamjet nga përleshja mes kryetarit të Skenderajt, Sami...Read moreQytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin... Momente emocionale në Mitrovicë gjatë takimit me Vjosa Osmanin Presidentja e...Read more Post navigation Macja hyn në një qendër tregtare në Prizren dhe shijon me qetësi ushqimet e saj të preferuara Nika mohon vrasjen e argjentinases, prokuroria paraqet prova nga hoteli