Këngëtarja e njohur dhe opinionistja aktuale e Big Brother VIP Kosova 4, Leonora Jakupi, ka përjetuar një situatë të pakëndshme dhe shokuese disa javë më parë.

Sipas burimeve të sigurta të Prive By Liberta Spahiu, shtëpia e Leonorës është plaçkitur nga hajnat, duke i shkaktuar dëme materiale dhe një periudhë stresi të konsiderueshme.

Ngjarja ka ndodhur disa javë më parë, ndërsa tani rasti po hetohet intensivisht nga organet e rendit me qëllim gjetjen e autorëve.

Ky incident e vendos Leonorën në një listë të opinionistëve që janë bërë “pre e hajnave” gjatë periudhës së pjesëmarrjes së tyre në program, pas rastit të ngjashëm që përjetoi Afërdita Paqarada në sezonin e parë të Big Brother VIP Kosova.

Ngjarja ka tërhequr vëmendje të madhe nga publiku, duke nxitur reagime solidariteti ndaj Leonorës dhe shqetësim për sigurinë e banesave të personazheve publikë. Hetimet pritet të japin më shumë detaje për autorët dhe motivet e sulmit. /Zëri i Drenices/

Related Posts

Londrim Mekaj fiton Big Brother VIP Kosova 4Londrim Mekaj fiton Big Brother VIP Kosova 4
Londrim Mekaj fiton Big Brother VIP Kosova...
Finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova 4 ka...
Read more
Klodi renditet i katërti në finalen e madhe të BBVK 4Klodi renditet i katërti në finalen e madhe të BBVK 4
Klodi renditet i katërti në finalen e...
Shpallja e rezultateve në finalen e madhe të Big Brother...
Read more
Hygerta SakoHygerta Sako
Hygerta Sako - e pesta në finalen...
Finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova 4 ka...
Read more

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *