Këngëtari Blero Muharremi ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për DJ-in kosovar Gimbo, pas përfundimit të rrugëtimit të tij në Big Brother VIP Albania. Add Post Përmes një postimi në InstaStory, Blero vlerësoi karakterin e Gimbos, duke theksuar rëndësinë e të qenit vetvetja. “Njerëzit që janë vetvetja, tek unë kanë një vend të veçantë. Gëzuar Gimbo, je mbret”, ka shkruar ai. Nga reagimi i tij, duket se Bleros i ka pëlqyer loja dhe qëndrimi i Gimbos brenda shtëpisë, si dhe mënyra se si është paraqitur para publikut. Kujtojmë që edhe vetë Blero ka qenë pjesë e këtij formati në Kosovë, ku mori pjesë në edicionin e dytë të Big Brother VIP Kosova, nga i cili u largua me dëshirën e tij. Ndërkohë, gjatë qëndrimit në shtëpi, Gimbo ka tërhequr vëmendje edhe për raportin e tij me banoren Selin Bollati, me të cilën ka krijuar një lidhje dashurie. /Zëri i Drenices/ Related PostsRrahja në Skenderaj, reagon LVV-ja - jep... Pas sulmit fizik ndaj kryetarit të degës së Lëvizjes Vetëvendosje...Read morePublikohen pamjet nga përleshja mes Sami Lushtakut... Janë publikuar pamjet nga përleshja mes kryetarit të Skenderajt, Sami...Read moreQytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin... Momente emocionale në Mitrovicë gjatë takimit me Vjosa Osmanin Presidentja e...Read more Post navigation Londrim Mekaj fiton Big Brother VIP Kosova 4 Artani për Brikenën: “B*shtra, desh të më provokonte”/ Reagojnë familjarët