Punëtorët e Ndërmarrjes Publike “Trafiku Urban” në Prishtinë kanë paralajmëruar hyrjen në grevë nga data 13 shkurt 2026, nëse deri atëherë nuk marrin përgjigje institucionale lidhur me kërkesat e tyre.

Sipas njoftimit zyrtar të dorëzuar menaxhmentit të ndërmarrjes, punëtorët bëjnë të ditur se më 26 janar 2026 kanë dorëzuar paralajmërimin paraprak për grevë, por deri më 6 shkurt nuk kanë pranuar asnjë përgjigje nga organet kompetente.

Në dokument thuhet se vendimi për grevë bazohet në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Grevat, ndërsa theksohet se do të respektohet minimumi i procesit të punës, në mënyrë që të mos cenohen interesat publike dhe siguria e qytetarëve.

Punëtorët e “Trafikut Urban” kanë bërë të ditur se greva do të organizohet në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi dhe se ky njoftim konsiderohet paralajmërim përfundimtar ligjor. /Zëri i Drenices/

Related Posts

Prishtina vendos kamera kineze sigurie, ngrihen shqetësime për rrezik nga hakerimiPrishtina vendos kamera kineze sigurie, ngrihen shqetësime për rrezik nga hakerimi
Prishtina vendos kamera kineze sigurie, ngrihen shqetësime...
Raportimet për cenueshmëri të sistemeve të mbikëqyrjes ngrenë pikëpyetje për...
Read more
Protesta kundër shtrenjtimit të rrymës, qytetarët paralajmërojnë...
Qytetarët e frustruar për shkak të paralajmërimit të ngritjes së...
Read more
Kuvendi i Prishtinës miraton buxhetin për vitin...
Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar buxhetin për vitin fiskal...
Read more

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *