Reperi i njohur shqiptar, Don Xhoni, ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes pas një takimi të veçantë me një nga fanset e tij më të zjarrta. Bëhet fjalë për Simona Moldovan, një bukuroshe nga Rumania, e cila ka tërhequr interes të madh në rrjetet sociale. Ajo që e bën këtë histori të pazakontë është mënyra se si Simona ka zgjedhur të shprehë admirimin e saj për artistin. E njëjta ka realizuar një tatuazh të madh në pjesën e barkut, ku është gdhendur portreti i artistit nga Kosova. Pamjet e tatuazhit, si edhe momentet nga takimi i saj me reperin, janë publikuar në platformën TikTok, ku brenda pak orësh janë bërë virale. Në videot e postuara, Simona shfaqet e emocionuar dhe krenare për vendimin e saj, duke theksuar se ky gjest përfaqëson lidhjen e saj të veçantë me muzikën e reperit. “Disa e dëgjojnë Don Xhonin, unë e mbaj me vete”, u shpreh ajo. /Zëri i Drenices/ Related PostsQytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin... Momente emocionale në Mitrovicë gjatë takimit me Vjosa Osmanin Presidentja e...Read moreOsmani në Mitrovicë: Nuk po bëj fushatë,... Osmani: Takimet janë për falënderim, jo fushatë Presidentja e Kosovës, Vjosa...Read moreAlbin Kurti feston ditëlindjen, surprizohet nga bashkëpunëtorët Atmosferë festive në ditëlindjen e Albin Kurtit Kryeministri i Kosovës, Albin...Read more Post navigation Leonora Jakupit ‘ia thyejnë’ hajnat shtëpinë Zbulohen pamjet, dasma Elijonës dhe Klodit do të mbahet jashtë shtëpisë