Këngëtarë dhe artistë të njohur nga Kosova kanë shprehur publikisht mbështetjen e tyre për Marshin qytetar “Drejtësi, jo politikë”, i cili do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, në mbrojtje të çlirimtarëve të Kosovës që po përballen me një proces të padrejtë gjyqësor në Hagë.

Përmes video-adresimeve dhe mesazheve publike, Shkurte Fejza, Ylli Limani, Mozzik, Gold AG, Visar Peja, Majk, Marin, DJ Dagz, Blleki, Alban Sejdiu, Taulant Bajraliu, Edi Kastrati, Gresa Behluli, Veli Sahiti, si dhe trupa të shumta artistësh nga qytete të ndryshme të Kosovës, u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen këtij marshimi, duke theksuar rëndësinë e unitetit, drejtësisë dhe respektimit të vlerave të luftës çlirimtare.

Mbështetja e artistëve i jep marshit një dimension të gjerë shoqëror dhe kulturor, duke reflektuar ndjeshmërinë e opinionit publik.

Marshi, i organizuar nga platforma Liria ka Emër me 17 shkurt, pritet të shndërrohet në mobilizimin më të madh qytetar të mbajtur ndonjëherë në Kosovë, duke bashkuar qytetarë nga të gjitha komunat, diaspora, familje të dëshmorëve, të rinj, artistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Ndërkohë, mbështetjes për marshin “Drejtësi, jo politikë” po i bashkohen edhe kategori të tjera të shoqërisë, duke e shndërruar atë në një kauzë gjithëpërfshirëse qytetare në mbrojtje të drejtësisë dhe së vërtetës historike. /Zëri i Drenices/

Related Posts

Rrahja në Skenderaj, reagon LVV-ja - jep detaje të sulmitRrahja në Skenderaj, reagon LVV-ja - jep detaje të sulmit
Rrahja në Skenderaj, reagon LVV-ja - jep...
Pas sulmit fizik ndaj kryetarit të degës së Lëvizjes Vetëvendosje...
Read more
Publikohen pamjet nga përleshja mes Sami Lushtakut dhe Hysni Mehanit në SkenderajPublikohen pamjet nga përleshja mes Sami Lushtakut dhe Hysni Mehanit në Skenderaj
Publikohen pamjet nga përleshja mes Sami Lushtakut...
Janë publikuar pamjet nga përleshja mes kryetarit të Skenderajt, Sami...
Read more
“Burgoset” NEWBORN-i, monumentit të pavarësisë i vendosen...
Monumenti “NEWBORN”, simboli i 17 shkurtit dhe i lindjes së...
Read more

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *