Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ka ndërmarrë masa ndaj një shoferit të autobusit që është kapur duke përdorur telefonin gjatë drejtimit të mjetit, në kuadër të monitorimit të trafikut përmes sistemit të kamerave në kryeqytet. Pas verifikimeve, Policia ka konstatuar se shoferi ka përsëritur këtë kundërvajtje, për të dytën herë, ndaj tij i është sekuestruar patentë-shoferi dhe i është shqiptuar masa e ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike për tre muaj. Policia e Kosovës apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve, veçanërisht shoferët e transportit publik, që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të shmangin përdorimin e telefonit gjatë vozitjes, duke theksuar se kjo sjell rrezik serioz për jetën e pasagjerëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në trafik. Related PostsAlarm në Pejë: Dy të mitur kapen... Të mitur me armë në Pejë – policia ndërhyn në...Read moreArmatim në një shtëpi të braktisur në... Zbulim në Zubin Potok: Policia gjen armë automatike dhe granatë...Read moreAlarm në Kosovë: Rreth 30 persona të... 30 të vdekur në 3 muaj – rrugët e Kosovës...Read more Post navigation Vetura godet dy këmbësorë në Pejë Gjendet trupi i bjeshkatarit Cazim Fetahoviq në Hajlë