Policia e Shtetit ka bërë të ditur se Policia e Tiranës se finalizuar operacionin e koduar “Ndalesa”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje. Policia njofton se janë sekuestruar 10 kg kanabis, 2 armë zjarri pistoletë, 2 silenciator dhe municion luftarak dhe është vënë në pranga 42-vjeçari. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një shtetas që po transportonte lëndë narkotike me automjet dhe posedonte sende të kundërligjshme në banesë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar ‘Ndalesa’. Si rezultat i operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi V. Sh., 42 vjeç, banues në Tiranë”, thuhet në njoftim. 42-vjeçari u ndalua nga shërbimet e Policisë, në Unazë të Madhe, duke qarkulluar me një automjet, në të cilin gjatë kontrollit u gjetën, në total, 10 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen. Më tej, gjatë kontrollit të banesës së tij, iu gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri pistoletë, 2 silenciator dhe municion luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Related PostsRrahja në Skenderaj, reagon LVV-ja - jep... Pas sulmit fizik ndaj kryetarit të degës së Lëvizjes Vetëvendosje...Read morePublikohen pamjet nga përleshja mes Sami Lushtakut... Janë publikuar pamjet nga përleshja mes kryetarit të Skenderajt, Sami...Read moreIsh-shefi i SHIK-ut të Shqipërisë: Kosova di... Ish-shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar të Shqipërisë në fillim të...Read more Post navigation Tensione në Tiranë: Përplasje me fishekzjarrë dhe molotov para Kryeministrisë në protestën e PD-së Shqipëria pajiset me raketa antitank “Javelin” nga Amerika