Ish-shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar të Shqipërisë në fillim të viteve ’90, Irakli Koçollari, ka deklaruar se Serbia vazhdon të mbajë qëndrime aktive dhe të rrezikshme ndaj Kosovës, duke theksuar se mentaliteti i “shtetit të madh” mbetet i rrënjosur në politikën dhe qasjen e saj.

Duke folur në emisionin “Debat Plus”, Koçollari tha se veprimet e Beogradit zyrtar dëshmojnë se Serbia ende ushqen ambicie hegjemoniste ndaj Kosovës, duke përmendur si shembull sulmin terrorist në Banjskë, ku mbeti i vrarë një zyrtar i Policisë së Kosovës.

“Në këtë kuptim ata janë aktiv dhe këtë duhet ta kuptojmë mirë. Janë mësuar me idetë e shtetit të madh dhe me oreksin për dominim. Vranë policin tonë dhe ende nuk e dorëzojnë kriminelin, edhe pse dihet se gjithçka është e filmuar”, ka deklaruar Koçollari.

Ai shtoi se institucionet e Kosovës duhet të jenë të vetëdijshme dhe të vendosura në mbrojtjen e sovranitetit dhe sigurisë së vendit, duke theksuar rëndësinë e gatishmërisë shtetërore përballë çdo tentative agresioni.

“Duhet të jemi të bindur dhe të përgatitur për të mbrojtur vendin tonë, Kosovën. Ka bij të devotshëm dhe të denjë, patriotë si rrallë kush, që dinë të përballen me mençuri, profesionalizëm dhe devocion me çdo lloj tentative të agresivitetit serb”, u shpreh ai. /Zëri i Drenices/

Related Posts

Rrahja në Skenderaj, reagon LVV-ja - jep detaje të sulmitRrahja në Skenderaj, reagon LVV-ja - jep detaje të sulmit
Rrahja në Skenderaj, reagon LVV-ja - jep...
Pas sulmit fizik ndaj kryetarit të degës së Lëvizjes Vetëvendosje...
Read more
Publikohen pamjet nga përleshja mes Sami Lushtakut dhe Hysni Mehanit në SkenderajPublikohen pamjet nga përleshja mes Sami Lushtakut dhe Hysni Mehanit në Skenderaj
Publikohen pamjet nga përleshja mes Sami Lushtakut...
Janë publikuar pamjet nga përleshja mes kryetarit të Skenderajt, Sami...
Read more
“Si në filma”, Policia në Shqipëri ‘bllokoi’...
Policia e Shtetit ka bërë të ditur se Policia e...
Read more

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *