Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, Haxhi Thaqi, ka ndërruar jetë, duke lënë pas një trashëgimi të pasur sakrifice dhe angazhimi në luftën për çlirimin e Kosovës.

Haxhi Thaqi ishte invalid i luftës dhe mbante plagët e dy fronteve, pasi ishte plagosur gjatë luftës në Kroaci dhe në Beteja e Koshares, një nga përballjet më të ashpra të luftës në vend. Kontributi i tij mbetet pjesë e historisë së sakrificës së brezit që luftoi për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Lajmin për ndarjen nga jeta e tij e kanë bërë të ditur familjarët dhe bashkëluftëtarët përmes rrjeteve sociale, duke shprehur dhimbje dhe respekt për jetën dhe veprën e të ndjerit.

Varrimi i Haxhi Thaqit do të bëhet në Burojë të Skenderajit, ndërsa komuniteti dhe ish-bashkëluftëtarët do të nderojnë kontributin e tij gjatë ceremonisë.

Lavdi jetës dhe veprës së tij.

Related Posts

Epopeja e UÇK-së: Fadil Nura zbulon agjendën,...
Nënkryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka konfirmuar se makineria organizative...
Read more
Konjufca: Kur është puna për UÇK-në, nuk...
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe...
Read more
Të gjithë në mbështetje të ish-krerëve të...
Marshi “Drejtësi, jo politikë”, i cili do të organizohet më...
Read more

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *