Zëri i Drenicës mëson se ka marrë epilog rasti i personit të arrestuar në hotelin “Emerald” në Preoc të Graçanicës, i cili ishte kapur me armë zjarri dhe mjete të mprehta brenda restorantit. Burime nga organet e hetuesisë bëjnë të ditur se më 22.02.2026 rreth orës 11:00, i dyshuari Mustafë Leka është dërguar nga Njësia Hetimore e Stacionit Policor në Graçanicë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Graçanicë, në kuadër të procedurës penale ndaj tij. Gjykata ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë dhe i ka caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaji. Pas vendimit, i dyshuari është transferuar në njësinë e paraburgimit. Ai ishte arrestuar më 20.02.2026 rreth orës 20:20, pasi policia kishte pranuar informacion se po prishte rendin dhe qetësinë publike në restorantin e hotelit “Emerald”. Gjatë kontrollit, tek ai janë gjetur dhe sekuestruar: – një pistoletë me 21 fishekë të kalibrit 9 mm– dy mjete të mprehta (thika), të vendosura në karrigen ku qëndronte Rasti është iniciuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”, ndërsa hetimet janë në vazhdim. Personi i përmendur në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Related PostsGoditet rrjeti i drogës në Suharekë: Sekuestrohet... Aksion antidrogë në Suharekë – kapet 1 kg heroinë, arrestohen...Read moreProtestuesit gjuajnë me ngjyrë të kuqe ndërtesën... Në Prishtinë ka nisur protesta kundër shtrenjtimit të paralajmëruar të...Read moreE rrahën fortë një person në Arllat... Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin...Read more Post navigation 15-vjeçari tentoi t’i sulmojë prindërit me thikë në Ferizaj, ndalohet për 24 orë Tre të arrestuar pas konfiskimit të një milion eurove në Merdar – automjeti hynte nga Serbia në Kosovë