Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjakova, ku një grua e moshës madhore ka humbur jetën pasi ka rënë nga Ura e Moglicës. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj. Sipas tij, viktima kishte rënë në ujë dhe fillimisht është dërguar në spital për trajtim mjekësor. “Personeli mjekësor i ka ofruar ndihmën e parë dhe më pas është dërguar për trajtim të mëtejshëm”, deklaroi Elezaj. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, gjendja e saj është përkeqësuar dhe ajo ka ndërruar jetë. “Rreth orës 21:30 jemi njoftuar nga spitali se viktimës i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe ka ndërruar jetë”, shtoi ai. Autoritetet kanë bërë të ditur se njësitet përkatëse janë duke zhvilluar hetime për të sqaruar rrethanat e plota të rastit. /Zëri i Drenices/ Related PostsQytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin... Momente emocionale në Mitrovicë gjatë takimit me Vjosa Osmanin Presidentja e...Read moreOsmani në Mitrovicë: Nuk po bëj fushatë,... Osmani: Takimet janë për falënderim, jo fushatë Presidentja e Kosovës, Vjosa...Read moreTragjedi në Mitrovicë: 18-vjeçari gjendet pa shenja... Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në...Read more