Tragjedi në Gjakova: Një grua bie nga Ura e Moglicës dhe humb jetën

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjakova, ku një grua e moshës madhore ka humbur jetën pasi ka rënë nga Ura e Moglicës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Sipas tij, viktima kishte rënë në ujë dhe fillimisht është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

“Personeli mjekësor i ka ofruar ndihmën e parë dhe më pas është dërguar për trajtim të mëtejshëm”, deklaroi Elezaj.

Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, gjendja e saj është përkeqësuar dhe ajo ka ndërruar jetë.

“Rreth orës 21:30 jemi njoftuar nga spitali se viktimës i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe ka ndërruar jetë”, shtoi ai.

Autoritetet kanë bërë të ditur se njësitet përkatëse janë duke zhvilluar hetime për të sqaruar rrethanat e plota të rastit.

/Zëri i Drenices/

Related Posts

Rrahja në Skenderaj, reagon LVV-ja - jep detaje të sulmitRrahja në Skenderaj, reagon LVV-ja - jep detaje të sulmit
Rrahja në Skenderaj, reagon LVV-ja - jep...
Pas sulmit fizik ndaj kryetarit të degës së Lëvizjes Vetëvendosje...
Read more
Publikohen pamjet nga përleshja mes Sami Lushtakut dhe Hysni Mehanit në SkenderajPublikohen pamjet nga përleshja mes Sami Lushtakut dhe Hysni Mehanit në Skenderaj
Publikohen pamjet nga përleshja mes Sami Lushtakut...
Janë publikuar pamjet nga përleshja mes kryetarit të Skenderajt, Sami...
Read more
Tragjedi në Mitrovicë: 18-vjeçari gjendet pa shenja...
Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në...
Read more

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *