Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka deklaruar në një intervistë për RTK se në shpërthimin që ndodhi më 29 nëntor të vitit 2024 në kanalin “Ibër-Lepenc”, në fshatin Varagë të komunës së Zubin Potokut, kanë qenë të përfshirë pjesëtarë të inteligjencës ushtarake serbe (VBA).

Sipas Hoxhës, njëri nga tre të arrestuarit është gjetur në posedim të dokumenteve që dëshmojnë për përkatësinë e tij në këtë shërbim.

“Njëri nga personat e arrestuar për këtë rast është gjetur me një dokument që dëshmon se ai ka qenë pjesëtar i inteligjencës ushtarake të Serbisë”, tha Hoxha.

Drejtori i Policisë ka shtuar se nga terreni janë mbledhur fakte të mjaftueshme, të ekzaminuara nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, të cilat tregojnë se personat e përfshirë, me instruksione të inteligjencës serbe, kanë kryer aktin terrorist.

“Disa pajisje të gjetura në shtëpitë e të dyshuarve janë ekzaminuar nga Policia e Kosovës dhe më pas dërguar për analizë në laboratorin e FBI-së. Analizat kanë konfirmuar se balta e gjetur në këto pajisje përputhet me vendin e ngjarjes, duke i lidhur personat me krimin”, tha Hoxha.

Ai ka folur gjithashtu edhe për situatën në veri, luftën kundër armëve ilegale, si dhe sfidat dhe sukseset e Policisë së Kosovës. Sipas raportit vjetor të policisë, gjatë vitit 2025 është shënuar rënie e veprave penale, veçanërisht vjedhjeve dhe grabitjeve. /Zëri i Drenices/

Related Posts

Qytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin dhe shpërthen në lotQytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin dhe shpërthen në lot
Qytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin...
Momente emocionale në Mitrovicë gjatë takimit me Vjosa Osmanin Presidentja e...
Read more
Osmani në Mitrovicë: Nuk po bëj fushatë, po i falënderoj qytetarëtOsmani në Mitrovicë: Nuk po bëj fushatë, po i falënderoj qytetarët
Osmani në Mitrovicë: Nuk po bëj fushatë,...
Osmani: Takimet janë për falënderim, jo fushatë Presidentja e Kosovës, Vjosa...
Read more
Albin Kurti feston ditëlindjen, surprizohet nga bashkëpunëtorëtAlbin Kurti feston ditëlindjen, surprizohet nga bashkëpunëtorët
Albin Kurti feston ditëlindjen, surprizohet nga bashkëpunëtorët
Atmosferë festive në ditëlindjen e Albin Kurtit Kryeministri i Kosovës, Albin...
Read more

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *