Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për lëndim të rëndë trupor dhe armëmbajtje pa leje, raporton Zëri i Drenices. Rasti ka ndodhur më 28 janar 2026, rreth orës 13:10, në fshatin Arllat të komunës së Drenasit. Sipas policisë, pas një mosmarrëveshjeje, dy të dyshuarit meshkuj kosovarë dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një mashkull kosovar, i cili ka pësuar lëndime dhe ka marrë trajtim mjekësor. Gjatë arrestimit, nga njëri prej të dyshuarve është konfiskuar një thikë. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Related PostsAlarm në Pejë: Dy të mitur kapen... Të mitur me armë në Pejë – policia ndërhyn në...Read moreArmatim në një shtëpi të braktisur në... Zbulim në Zubin Potok: Policia gjen armë automatike dhe granatë...Read moreAlarm në Kosovë: Rreth 30 persona të... 30 të vdekur në 3 muaj – rrugët e Kosovës...Read more Post navigation Rritet indeksi i përgjithshëm i çmimeve të prodhimeve bujqësore në vitin 2025, krahasuar me vitin 2024 KQZ nuk miraton shpalljen e rezultatit për Listën Serbe