Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në 29-vjetorin e rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha tha se ata i dhanë rrugë lirisë së Kosovës.

Haradinaj në një postim në Facebook shkruan se ata me veprën e tyre ishin motiv për të gjithë.

“Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha i dhanë rrugë lirisë së Kosovës.

Në 29-vjetorin e rënies, nderuam heroizmin e trimave të UÇK-së, komandantin Zahir Pajaziti dhe bashkëluftëtarët e tij, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.

Zahiri, Edmondi e Hakifi, me veprën e tyre ishin motiv për të gjithë ne në rrugën e mëtejme dhe vitet vendimtare drejt çlirimit. Idealit të tyre iu bashkuan djem e vajza nga më të mirët, në frontet anembanë vendit, deri në çlirimin përfundimtar.

Lavdia e tyre do të jetojë përjetë e mot!”, shkruan Haradinaj. /Zëri i Drenices/

Related Posts

Rrahja në Skenderaj, reagon LVV-ja - jep detaje të sulmitRrahja në Skenderaj, reagon LVV-ja - jep detaje të sulmit
Rrahja në Skenderaj, reagon LVV-ja - jep...
Pas sulmit fizik ndaj kryetarit të degës së Lëvizjes Vetëvendosje...
Read more
Haradinaj pritet në Pentagon: Tani është koha...
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qëndruar në Pentagon, ku...
Read more
Kandidatët për President të Kosovës – çka...
Pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, tashmë pritet forimi i institucioneve,...
Read more

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *