Agim Ademi pasi mori për të tretën herë mandatin për të udhëhequr edhe për katër vjet me Federatën e Futbollit të Kosovës, ka thënë se do të jetë në shërbim 24/7 për çështjen e futbollit, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se vota e dhënë ndaj tij, është besim për të dhe ekipin e tij.

“Të dashur delegatë, vota juaj sot është besim për mua dhe ekipin tim. Vota juaj sot është vlerësim i punës të bërë bashkërisht, dhe vota juaj sot është përkrahje për të ardhmen dhe punën e mëtejmë bashkë me ekipin tim. Realisht Federatën e Futbollit, këta njerëz këtu që i keni bërë bashkërisht me mua, si njeri i parë që më dhatë mandatin dhe më nderuat, është shytës, është punë, dhe është realisht një detyrë unë e bëjë, deri kur mund të bëjë dhe e bëjë me shumë qef dhe më shumë përkushtim. Gjithmonë do të jem i gatshëm në shërbimin tuaj, 24/7, më keni gjithmonë online për nevojat e futbollit, për detyrat tona që kemi bashkërisht me gjithë këta njerëz dhe me stafin tim dhe administratë e futbollit dhe i falënderoj shumë sepse këtë punë nuk e kam bërë unë, por e kanë bërë të gjithë këta. Unë mund të them lirisht se jam unë ai që menaxhojë punët, por unë jam njëri nga ju. Kjo është një praktikë e mirë dhe do të vazhdojë”, tha Ademi. /Zëri i Drenices/

Related Posts

Rrahja në Skenderaj, reagon LVV-ja - jep detaje të sulmitRrahja në Skenderaj, reagon LVV-ja - jep detaje të sulmit
Rrahja në Skenderaj, reagon LVV-ja - jep...
Pas sulmit fizik ndaj kryetarit të degës së Lëvizjes Vetëvendosje...
Read more
Publikohen pamjet nga përleshja mes Sami Lushtakut dhe Hysni Mehanit në SkenderajPublikohen pamjet nga përleshja mes Sami Lushtakut dhe Hysni Mehanit në Skenderaj
Publikohen pamjet nga përleshja mes Sami Lushtakut...
Janë publikuar pamjet nga përleshja mes kryetarit të Skenderajt, Sami...
Read more
Qytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin dhe shpërthen në lotQytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin dhe shpërthen në lot
Qytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin...
Momente emocionale në Mitrovicë gjatë takimit me Vjosa Osmanin Presidentja e...
Read more

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *