Aksion në ARBK për ndryshim pronësie biznesi, MINT: Rasti lidhet me keqinterpretim të një aktgjykimi

Njësitë për krime ekonomike kanë zhvilluar sot një aksion në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), në kuadër të një hetimi që lidhet me ndryshimin e pronësisë së një biznesi pas vdekjes së pronarit.

Ministria e Industrisë, Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Inovacionit (MINT) ka bërë të ditur se rasti është në procedurë hetimore dhe lidhet me një çështje të trajtuar më herët nga vetë agjencia.

Sipas njoftimit, stafi i ARBK-së kishte konstatuar muaj më parë një keqinterpretim të një aktgjykimi gjyqësor, i cili më pas është korrigjuar përmes procedurave ligjore dhe administrative.

“Pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe vendimeve relevante, është vërejtur se kishte ndodhur një keqinterpretim i një aktgjykimi, i cili më pas është adresuar sipas procedurave ligjore”, thuhet në reagimin e ministrisë.

MINT thekson se institucionet përkatëse janë duke bashkëpunuar ngushtë me organet e rendit dhe drejtësisë për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit.

Nga ana tjetër, ministria ka siguruar se do të vazhdojë angazhimin për rritjen e transparencës dhe sigurisë juridike në funksionimin e ARBK-së.

Sipas burimeve, gjatë këtij aksioni për intervistim janë shoqëruar ushtruesja e detyrës së kryeshefes së ARBK-së si dhe dy zyrtarë të tjerë.

/Zëri i Drenices/

Related Posts

Ekstradohen në Kosovë një burrë dhe një grua të kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtarEkstradohen në Kosovë një burrë dhe një grua të kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar
Ekstradohen në Kosovë një burrë dhe një...
Ekstradohen dy të dyshuar me urdhër-arrest ndërkombëtar Policia e Kosovës ka...
Read more
Veriu i Kosovës pa raste vrasjesh dhe...
Në katër komunat në veri të Kosovës asnjë rast i...
Read more
Një milion euro në automjet, tre persona...
Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK), tre persona...
Read more

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *