Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, është ndaluar për 48 orë i pandehuri Burim Shala, kryeshef i kompanisë së pastrimit “Ekoregjioni”, në Prizren.

Sipas një njoftimi bëhet e ditur se i pandehuri B.Sh., dyshohet për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 1, lidhur me nenin 31 të KPRK-së” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“B.Sh., është arrestuar në kuadër të hetimeve që Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është duke i zhvilluar lidhur me dyshimet për një aktivitet të prokurimit”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, Betimi për Drejtësi raporton se arrestimi i tij është bërë në kuadër të hetimeve që Prokuroria Speciale është duke i zhvilluar lidhur me dyshimet për aktivitete të kundërligjshme në fushën e prokurimit publik. Hetimet janë në vazhdim.

Arrestimi i sotëm dhe arrestimi i dy të dyshuarve tjerë të hënën, ka ndodhur pas hulumtimit të zhvilluar nga “Betimi për Drejtësi” lidhur me tenderin afër 400 mijë euro për blerjen e 5 kamionëve dhe një autofshese që ishte transmetuar në mars 2025.

Në ditën e aksionit të Prokurorisë, prokurori i rastit, Halim Borovci kishte konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” se përveç bastisjeve në zyrat e Ekoregjionit, është bastisur dhe shtëpia e kryeshefit Burim Shala.

Kompania kishte njoftuar se Shala prej disa ditësh ndodhet jashtë vendit dhe se në asnjë rrethanë nuk i shmanget përgjegjësisë apo drejtësisë, por pritet të kthehet brenda javës.

Related Posts

Qytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin dhe shpërthen në lotQytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin dhe shpërthen në lot
Qytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin...
Momente emocionale në Mitrovicë gjatë takimit me Vjosa Osmanin Presidentja e...
Read more
E rrahu gruan dhe e nxori në rrugë gjatë natës – burri arrestohet në PejëE rrahu gruan dhe e nxori në rrugë gjatë natës – burri arrestohet në Pejë
E rrahu gruan dhe e nxori në...
Dhuna në familje në Pejë: Burri rrah gruan dhe e...
Read more
Operacion i policisë në Tiranë, arrestohet 27...
Policia në Shqipëri ka njoftuar se është finalizuar operacioni policor...
Read more

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *