Zëri i Drenicës mëson se ka marrë epilog rasti i personit të arrestuar në hotelin “Emerald” në Preoc të Graçanicës, i cili ishte kapur me armë zjarri dhe mjete të mprehta brenda restorantit.

Burime nga organet e hetuesisë bëjnë të ditur se më 22.02.2026 rreth orës 11:00, i dyshuari Mustafë Leka është dërguar nga Njësia Hetimore e Stacionit Policor në Graçanicë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Graçanicë, në kuadër të procedurës penale ndaj tij.

Gjykata ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë dhe i ka caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaji.

Pas vendimit, i dyshuari është transferuar në njësinë e paraburgimit.

Ai ishte arrestuar më 20.02.2026 rreth orës 20:20, pasi policia kishte pranuar informacion se po prishte rendin dhe qetësinë publike në restorantin e hotelit “Emerald”. Gjatë kontrollit, tek ai janë gjetur dhe sekuestruar:

– një pistoletë me 21 fishekë të kalibrit 9 mm
– dy mjete të mprehta (thika), të vendosura në karrigen ku qëndronte

Rasti është iniciuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

Personi i përmendur në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Related Posts

Goditet rrjeti i drogës në Suharekë: Sekuestrohet heroinë dhe armëGoditet rrjeti i drogës në Suharekë: Sekuestrohet heroinë dhe armë
Goditet rrjeti i drogës në Suharekë: Sekuestrohet...
Aksion antidrogë në Suharekë – kapet 1 kg heroinë, arrestohen...
Read more
Protestuesit gjuajnë me ngjyrë të kuqe ndërtesën...
Në Prishtinë ka nisur protesta kundër shtrenjtimit të paralajmëruar të...
Read more
E rrahën fortë një person në Arllat...
Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin...
Read more

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *