Presidenti i FC Barcelona, Joan Laporta, ka folur hapur për rrethanat e largimit të Lionel Messi në vitin 2021, duke theksuar se klubi nuk mund të pranonte një marrëveshje që do të rrezikonte të ardhmen afatgjatë financiare dhe institucionale. Në një intervistë për Catalunya Ràdio, Laporta shpjegoi se refuzimi i marrëveshjes me CVC Capital Partners ishte vendimtar, pasi sipas tij ajo do të ishte e dëmshme për klubin vetëm për të regjistruar kontratën e re të argjentinasit. “Ne nuk donim të nënshkruanim marrëveshjen me CVC vetëm për ta regjistruar atë, sepse e konsideronim të dëmshme për klubin. Barça është mbi lojtarët, trajnerët apo presidentët dhe nuk mund ta bënim këtë”, deklaroi ai. Laporta e përshkroi ndarjen me Messin si një nga momentet më të trishta të mandatit të tij, duke e krahasuar me largimet e emrave si Ronald Koeman, Xavi Hernandez dhe Gerard Pique. “Këto janë momente zhgënjyese. Shumat në kontratën e tij, nëse do ta rinovonim, ishin të papërballueshme dhe për këtë arsye ai nuk mund të vazhdonte”, theksoi presidenti. Laporta foli edhe për raportin personal me Messin, duke pranuar se marrëdhënia mes tyre është dëmtuar. Ai përmendi edhe një moment të sikletshëm në ceremoninë e Topit të Artë, ku sipas tij pati një ftohje në përshëndetje. “Marrëdhënia me Messin nuk është si më parë. Që atëherë ka pasur një afrim dhe shpresoj që kjo të vazhdojë. Marrëdhënia është dëmtuar, por ai është një legjendë e Barcelonës”, përfundoi Laporta. Related PostsQytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin... Momente emocionale në Mitrovicë gjatë takimit me Vjosa Osmanin Presidentja e...Read moreOsmani në Mitrovicë: Nuk po bëj fushatë,... Osmani: Takimet janë për falënderim, jo fushatë Presidentja e Kosovës, Vjosa...Read moreAlbin Kurti feston ditëlindjen, surprizohet nga bashkëpunëtorët Atmosferë festive në ditëlindjen e Albin Kurtit Kryeministri i Kosovës, Albin...Read more Post navigation Rikthehet Granit Xhaka, nis nga stoli ndaj Fulhamit Prishtina e Re triumfon ndaj Drenicës dhe i largohet fundit të tabelës