Prishtina e Re ka shënuar një fitore të rëndësishme në garën për mbijetesë, duke mposhtur në udhëtim Drenica me rezultat 0-2.

Skuadra nga kryeqyteti vazhdon formën pozitive në stinorin pranveror, duke regjistruar fitoren e dytë radhazi dhe duke mbajtur gjallë shpresat për qëndrim në ligë.

Mysafirët ishin më kërkues që në fillim të ndeshjes dhe epërsinë e gjetën në minutën e 45-të, kur Florijan Kadriu asistoi për Lorik Dobratiqin, i cili realizoi me kokë për 0-1.

Edhe në pjesën e dytë ishte sërish Dobratiqi që gjeti rrjetën, duke dyfishuar epërsinë dhe vulosur fitoren e ekipit të tij.

Deri në fund, bardhekaltërit administruan mirë lojën dhe ruajtën portën e paprekur për ta mbyllur takimin me rezultat 0-2.

Me këtë fitore, Prishtina e Re largohet nga fundi i tabelës dhe ngjitet në pozitën e nëntë me 21 pikë, aq sa ka edhe Drenica që mbetet e fundit.

Në xhiron e ardhshme, Drenica luan në udhëtim te Ballkani, ndërsa Prishtina e Re do të jetë nikoqire e Llapi.

Related Posts

Rrahja në Skenderaj, reagon LVV-ja - jep detaje të sulmitRrahja në Skenderaj, reagon LVV-ja - jep detaje të sulmit
Rrahja në Skenderaj, reagon LVV-ja - jep...
Pas sulmit fizik ndaj kryetarit të degës së Lëvizjes Vetëvendosje...
Read more
Publikohen pamjet nga përleshja mes Sami Lushtakut dhe Hysni Mehanit në SkenderajPublikohen pamjet nga përleshja mes Sami Lushtakut dhe Hysni Mehanit në Skenderaj
Publikohen pamjet nga përleshja mes Sami Lushtakut...
Janë publikuar pamjet nga përleshja mes kryetarit të Skenderajt, Sami...
Read more
Qytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin dhe shpërthen në lotQytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin dhe shpërthen në lot
Qytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin...
Momente emocionale në Mitrovicë gjatë takimit me Vjosa Osmanin Presidentja e...
Read more

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *