E rrahu gruan dhe e nxori në rrugë gjatë natës – burri arrestohet në Pejë

Dhuna në familje në Pejë: Burri rrah gruan dhe e dëbon nga shtëpia

Një rast i dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Pejë, ku një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 në rrugën “Xhevdet Hoti”.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima ka deklaruar se bashkëshorti e ka goditur me grusht në kokë dhe më pas e ka nxjerrë jashtë shtëpisë.

Dëshmia e djalit

Në vendin e ngjarjes është intervistuar edhe djali i çiftit, i cili ka konfirmuar se i dyshuari kishte ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij dhe e kishte larguar nga banesa.

Çfarë ndodhi më pas?

Viktima ka refuzuar trajtimin mjekësor, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit, është ndaluar për 48 orë.

Rasti është iniciuar si “dhunë në familje”, ndërsa hetimet janë në zhvillim.

Related Posts

Vetura godet dy këmbësorë në Pejë
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Mbretëresha Teutë”...
Read more
Operacion i policisë në Tiranë, arrestohet 27...
Policia në Shqipëri ka njoftuar se është finalizuar operacioni policor...
Read more
Arrestohet i dyshuari Burim Shala për keqpërdorim...
Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, është...
Read more

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *