E denoncoi bashkëshorten për dhunë ndaj fëmijës, në Pejë niset procedurë penale për të dy prindërit

Një rast tjetër i rëndë i keqtrajtimit të fëmijëve është raportuar në Pejë, ku autoritetet kanë nisur procedurë penale ndaj të dy prindërve për “dhunë në familje”.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar gjatë 24 orëve të fundit, ndonëse dyshohet se ngjarja ka ndodhur më herët. Fillimisht, babai i fëmijës ka denoncuar bashkëshorten e tij, duke pretenduar se ajo ushtron dhunë fizike të vazhdueshme ndaj fëmijës së tyre.

Si dëshmi, ai ka dorëzuar video-incizime dhe mesazhe që, sipas tij, mbështesin pretendimet për keqtrajtim.

Megjithatë, burime bëjnë të ditur se rasti është më kompleks, pasi dyshohet se edhe nëna e fëmijës ka qenë viktimë e dhunës nga bashkëshorti i saj.

Lidhur me këtë rast, Prokuroria Themelore në Pejë ka konfirmuar se është iniciuar rast penal ndaj të dy prindërve, secilit veç e veç, për veprën penale “dhunë në familje”.

“Prokurori i Shtetit, në koordinim me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, ka deklaruar zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi.

Ndërkohë, e dyshuara është intervistuar nga autoritetet dhe, me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti mbetet në hetim, ndërsa institucionet pritet të sqarojnë plotësisht rrethanat dhe përgjegjësitë e përfshira.

Related Posts

Rrahja në Skenderaj, reagon LVV-ja - jep detaje të sulmitRrahja në Skenderaj, reagon LVV-ja - jep detaje të sulmit
Rrahja në Skenderaj, reagon LVV-ja - jep...
Pas sulmit fizik ndaj kryetarit të degës së Lëvizjes Vetëvendosje...
Read more
Publikohen pamjet nga përleshja mes Sami Lushtakut dhe Hysni Mehanit në SkenderajPublikohen pamjet nga përleshja mes Sami Lushtakut dhe Hysni Mehanit në Skenderaj
Publikohen pamjet nga përleshja mes Sami Lushtakut...
Janë publikuar pamjet nga përleshja mes kryetarit të Skenderajt, Sami...
Read more
Qytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin dhe shpërthen në lotQytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin dhe shpërthen në lot
Qytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin...
Momente emocionale në Mitrovicë gjatë takimit me Vjosa Osmanin Presidentja e...
Read more

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *