Procesi civil lidhur me vdekjen tragjike të 3-vjeçares Xh.G., e cila humbi jetën pas shembjes së një muri në rrugën “Marin Barleti” në Prizren më 6 qershor 2016, ka përfunduar me vendim të Gjykata Themelore në Prizren – dega në Suharekë. Sipas aktgjykimit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) obligohet që t’i paguajë nënës së viktimës shumën prej 15 mijë eurosh në emër të dëmit jomaterial për dhimbjet shpirtërore, ndërsa vëllait të mitur të viktimës 8 mijë euro për të njëjtën bazë ligjore. Po ashtu, gjykata ka vendosur që të kompensohen edhe 2 mijë euro për shpenzimet e varrimit dhe ngritjes së përmendores. Në vendim është përcaktuar edhe kamatë ligjore prej 8 për qind në vit, e cila do të llogaritet deri në përmbushjen përfundimtare të obligimit financiar. Ndërkohë, pjesa tjetër e kërkesëpadisë së paraqitur nga familja është refuzuar si e pabazuar. Rasti i vitit 2016 kishte tronditur opinionin publik, pasi shembja e murit në një zonë të frekuentuar të qytetit kishte ngritur pikëpyetje mbi përgjegjësinë institucionale për mirëmbajtjen dhe sigurinë e objekteve nën administrim shtetëror. Vendimi i fundit i gjykatës përmbyll një proces të gjatë gjyqësor civil, duke sanksionuar përgjegjësinë financiare të institucionit përkatës. Related PostsQytetarja emocionohet në Mitrovicë, përqafon Vjosa Osmanin... Momente emocionale në Mitrovicë gjatë takimit me Vjosa Osmanin Presidentja e...Read moreOsmani në Mitrovicë: Nuk po bëj fushatë,... Osmani: Takimet janë për falënderim, jo fushatë Presidentja e Kosovës, Vjosa...Read more"Nuk do të ndryshojë lokacionin, do të... Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas...Read more Post navigation Mbi 2 mijë gjoba në 24 orë, Policia e Kosovës arreston 17 persona Rruga kryesore e emigrantëve ilegalë përmes Kosovës drejt Serbisë dhe Evropës, policia: zona e vështirë për kontroll